Shefat e inteligjencës gjermanë kanë ngritur alarmin për kërcënimin në rritje të Rusisë, e cila sipas tyre mund të jetë në gjendje të nisë një sulm ndaj NATO-s deri në fund të kësaj dekade.
Duke folur në një komision vjetor parlamentar në Berlin, krerët e tre degëve të inteligjencës gjermane – Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND), Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) dhe Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), raportuan një rritje të akteve të spiunazhit dhe sabotimit të sponsorizuar nga Rusia.
Shërbimi i inteligjencës në Gjermani ka bërë të ditur se përveç fushatave të dezinformimit mediatik Rusia po synon të ndërhyjë duke përdorë dronë. Sipas kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës, Bruno Kahl, presidenti rus Vladimir Putin ka kohë që e ka shpallur Gjermaninë armike për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të Berlinit për Ukrainën.
Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se, në fakt, është NATO ajo që po kërcënon Rusinë.
Gjithashtu shefat e inteligjencës në Berlin paralajmëruan gjithashtu për kërcënimin e sigurisë të paraqitur për Gjermaninë nga Kina dhe Irani.