Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thënie të Albert Einstein.

“Inteligjentë janë ata që kanë aftësi të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme”, thuhet në shprehjen e publikuar nga kryeministri.

Me këtë shprehje të pavdekshme, kryeministri iu drejtohet qytetarëve për të respektuar masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në vend.