Me humbjen e fundit me Genoan, kriza e Interit nuk po njeh kufij e në këto kushte edhe fati i Piolit duke i shkruar. Në fund të sezonit pritet largimi i trajnerit, ndërsa drejtuesit kinezë do të provojnë ta ringrejnë skuadrën duke nisur nga panika. 15 milionë euro në sezon, kjo është shuma për të bindur Antonio Conten ose Diego Pablo Simeonen për t’u transferuar në Milano. Në rast refuzimi ka dalë në skenë edhe emri i Roberto Mancinit, për të cilin do të ishte një rikthim te zikaltrit.Kutohet qartë që tek Interi nuk jnë dorëzuar, pavarësisht përgjigjeve të vazhdueshme negative të Simeones, që në fakt gjithmonë kan ëlënë një shteg për aludim.

Në Pinetina është krijuar bindja e fortë se nevojitet një trajner me karakter dhe që ka dhënë prova për të ringritur Interin.E vetmja rrugë për të siguruar një përjgigjje pozitive nga Simeone ose Conte është vënia në tavilonë e një oferte të parezistueshme financiare, ku do të përfshihen edhe bonuset dhe premiot në rast suksesi.Sigurisht që oferta për trajnerit përfshin edhe një shumë të madhe parash e destinuar për merkaton, pasi projekti i ri këkron edhe futbollistë cilësorë. T’i rrëmbësh Atleticos apo Chelseat trajnerin nuk mund  të jetë kurrsesi e lehtë ,për këtë arsye është gati një listë e gjatë me alternativa. Që nga Spalleti, që është gjithë e më larg Romës, te Jardim i Monacos ,Paulo Sousa, Prandelli e  Di Francesco.