Interi është pranë arritjes në finalen e UEFA Champions League, teksa nevojitet menaxhimi i fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Milanit. Para takimit të sotëm për Inter TV ka folur mbrojtësi i zikaltërve, Bastoni.

“Do të jetë e rëndësishme të ruajmë një ekuilibër të madh sepse do të jetë një tjetër betejë e vështirë, ata do të jenë të ashpër sepse duhet të rikuperojnë rezultatin, por edhe ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të luajmë siç dimë ne. Forca e këtij grupi është uniteti. Jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi dhe e dimë se vetëm të bashkuar mund të arrijmë një kënaqësi të madhe” – Tha ai.