Simone Inzaghi nuk bën ndasi mes tri pikëve ose “three points”. Ndryshon vetëm shqiptimi dhe terreni ku duhet t’i marrë ato. Europë apo Itali, e tregon historia. Është trajneri i katërt i një klubi italian për mesataren e pikëve në Champions League, pas Kapelos, Herrerës dhe Trapatonit dhe i dyti në historinë e përgjithshme të Serisë A zikaltër. Deri tani Inzagi ka bërë më mirë sesa Murinjo: 2.19 Simone dhe 2.18 Zhoze. Përpara tij është vetëm trajneri Antonio Konte me 2.28 pikë. Pikërisht kështu është ndjekja drejt historisë dhe së tashmes sepse sot Konte është i ulur në pankinën e Napolit kryesues. Interi ka një plan me 2 lëvizje: E para ta mbyllë vitin 2024 ashtu siç e ka nisur, në krye të kampionatit dhe pastaj të thellojë diferencën me ndjekësit në 2 muajt e parë të vitit të ri meqë do të ketë më shumë kohë prej kalendarit dhe “pushimit” të Champions-it që rifillon në mars.

Gjithçka hap pas hapi. Interi kërkon që t’i fitojë të gjitha ndeshjet nga tani deri në fundin e dhjetorit, 5 ndeshje për të nisur fluturimin dhe për të tentuar të parakalojë Napolin në tabelën e klasifikimit. Këto janë pritshmëritë në “Appiano” dhe për këtë flasin si lojtarët dhe drejtuesit. Inzagi në fakt e di që nuk është aspak e mirë të mendojnë më gjatë sesa ndeshja e ardhshme, por ai gjithashtu e di që skuadra e tij është shfaqur me hope si në kampionat ashtu edhe në Champions, prandaj duhet një sforco për të dominuar gjithçka.

Do të kërkojë ta bëjë që të dielën kundër Fiorentinës, edhe pse kjo transfertë nuk është aspak e lehtë. Mbi të gjitha për të gjetur një ndeshje të madhe të fituar nga Interi duhet të rikthehemi në 30 shtator në “pokerin” e realizuar kundër Atalantës në “San Siro”. Pastaj vetëm barazime ose më keq, humbja në derbi. Duhet një sforco nga Lautaro me shokë edhe në kampionatin italian, përveçse në Champions. Interi do 15 pikë që nga Firence deri në Kaljari që do të luhet më 28 dhjetor. 15 pikë për ta mbyllur vitin kalendarik me 92 pikë. Në Europë vetëm Barcelona dhe Reali i Madridit kanë bërë më mirë në të shkuarën. 15 pikë përpara Superkupës dhe kreu për t’u marrë dhe pastaj për të mos u dorëzuar kurrë.