Inter dhe Roma kanë rënë plotësisht dakord për shkëmbimin mes Politanos dhe Spinacolës. Verdhekuqtë shohin te sulmuesi zëvendësuesin e duhur të Zaniolos, i cili ka mbyllur sezonin. Politano nuk po përshtatej me skemat e Antonio Kontes dhe në këtë formë ekipi kryeqytetas është një mundësi e mirë për të rifituar minuta.
Nga ana tjetër, Spinacola ka pasur problem me dëmtimet dhe nuk është aktivizuar në pjesën më të madhe të kohës nga Roma, megjithatë kjo nuk i ka penguar zikaltërit të afrojnë në skuadër ish-futbollistin e Juventus.Spinacola shihet si një alternativë shumë e mirë për korsinë e majtë, duke parë dëmtimet e shpeshta që kanë shoqëruar Asamohan.
Kështu, lojtarët dhe klubet në fund kanë dalë të lumtur nga marrëveshja, ndërsa Spinacola dhe Politano do kryejnë ditën e sotme vizitat mjekësore.





