Agjenti i Xhanluixhi Donarumma, Enco Raiola, konfirmoi dje se portieri italian po shijon projektin te Mançester Siti, por nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në Itali, nëse vjen oferta e duhur.donarumaSipas tabloidit anglez “The Sun”, nëse gardiani 26-vjeçar do të hapte një transferim, dy gjigantët italianë si Interi dhe Juventusi do të ishin të interesuar.
Por ka një pengesë dhe është paga astronomike që italiani fiton te “Qytetarët”, që arrin në të paktën 13 milionë paund neto (rreth 15 milionë euro) në sezon duke përjashtuar bonuset, për një kontratë pesëvjeçare me mundësi zgjatjeje deri në vitin 2031. Shkurt, shifra larg asaj që klubet italiane mund të përballojnë. Deri më tani, Donarumma ka bërë 24 paraqitje për Sitin në të gjitha garat, pasi u largua nga PSG, ku fitoi gjithçka sezonin e shkuar.





