20 shkurt 2015 – Roberto Mancini nuk është aspak i kënaqur me barazimin 3-3 e ndaj skocezëve të Celtic, por është shumë i kënaqur me shqiptarin Xherdan Shaqiri.
"Jam i kënaqur me mënyrën se si e filluam ndeshjen. Kur rezultati ishte 2-0, ndoshta disa nga lojtarët menduan se do të jetë një ndeshje e lehtë. Shpresojmë të luajmë në ndeshjen e kthimit ashtu siç e filluam këtë ndeshje. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por pasi luajmë në shtëpi do të kemi në avantazhin. Shaqiri? Ai është në formë të shkëlqyer", është shprehur Mancini.





