Milan Skriniar do të luajë derbin e tij të 16-të me fanellën zikaltër të dielën. Ajo që në letër do të jetë e fundit, më e vështira për një lojtar që nuk ka humbur asnjë minutë nga derbit e tij. Një mundësi për të rikuperuar menjëherë atë besim që tashmë duket se po lëkundët, para së gjithash nga shokët e skuadrës.Klubi nuk e sulmoi, por e mbrojti sllovakun, gjithashtu edhe ultrasit e Interit. “Curva Nord” theksoi se ata kanë folur me Skriniar dhe e kanë mirëkuptuar vendimin e tij, gjithashtu vendosën ta respektojnë deri në ditën e fundit që ai do të veshë fanellën e Interit përpara se të transferohet te PSG. Skriniar në dhomat e zhveshjes kishte takuar shokët e tij të skuadrës, ku fjalimi i tij kishte të bënte me vullnetin e plotë për të ndihmuar ekipin deri në ndeshjen e fundit dhe se do të angazhohej plotësisht për atë fanellë.Skriniar pritet titullar në fushën e lojës të dielën ndaj Milanit, por pa shiritin e kapitenit, pasi tashmë ai ka kaluar te Lautaro Martinez.
Inter-Milan do të jetë derbi i tij i fundit, Skriniar pritet titullar të dielën dhe klubi mbështetet tek ai
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Princ Leka dhe Blerta Celibashi në pritje të një djali! Çifti mbretëror përshpejton ceremoninë e dasmës
Zgjedhjet në Portugali, Antonio Seguro drejt karriges së presidentit
Edhe Çekia “pro” ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët
Qytetet më të preferuara për pensionistët e huaj në Shqipëri





