Protokolli për rifillimin e stërvitjeve në grup vijon të prodhoj debat në Serie A duke sjell dyshime të mëdha mes klubeve. Sipas disa zërave që vijnë nga klubi zikaltër, Inter nuk është aspak i bindur se mund të zbatoj me përpikmëri rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i aprovuar nga FIGC.

Shoqëria zikaltër sheh shumë ujëra dhe vështirësi në zbatimin logjistik të këtij protokolli dhe nëse nuk rishikohet, Inter mund të mos zbres në stërvitjet në grup. Ky pozicionim i Inter gjen mbështetje edhe nga disa klube të tjera në Serie A. Më 18 maj ekipet italiane mund të rifillojnë stërvitjet në grup por vetëm duke ndjekur linjën strikte të përcaktuar nga ekspertët.

Dy javë pas kësaj date, më 13 qershor, mund të rifilloj edhe kampionati, sigurisht me dyer të mbyllura. Dyshimet mbi protokollin janë ngritur edhe ditë më parë nga Sindikata e Futbollistëve, dyshimet që po shtohen gjithnjë e më shumë duke vënë në rrezik serioz rifillimin e sezonit.