05 janar 2015 –   Ishte koha për t’u larguar. Lukas Podolski u tha lamtumirë tifozëve të Arsenalit dhe u prit nga tifozët e Interit në aeroportin e Linates. Sulmuesi gjerman është huazuar nga londinezët në Milano dhe beson se karrierën do ta vazhdojë në Serinë A. Pasi provoi Bundesligën dhe Premier Ligën, do të testojë edhe Serinë A.

Podolski ndihet mirë edhe pse futbolli italian nuk është më ai i dikurshmi. Për fat të keq, Interi nuk është në ditët e tij më të mira. Jo në Champions dhe në vendin e 11-të në Serinë A. Mediat e vunë menjëherë në vështirësi ish-lojtarin e Bajernit dhe Këlnit. Shtatë vjet më parë, ai u shpreh si tifoz i Juventusit dhe deklaroi se Interi i fitoi kampionatet atëherë, sepse Juve ishte në Serinë B. Gjithsesi, tifozët e Interit do t’i harrojnë të gjitha nëse Podolski bën detyrën dhe shënon gola. Ndonëse tek Arsenali nuk u aktivizua shumë, sërish realizoi jo pak.