Nuk ka pasur asnjë ditë në javët e fundit që Beppe Marotta të qetësojë tifozët e Interit për rinovimin e Lautaro Martinez.

Drejtori ekzekutiv i zikaltrve dha gjithashtu një afat kohor për nënshkrimin e kapitenit për zgjatjen e kontratës, e cila skadon në qershor 2026, duke deklaruar se kur argjentinasi të paraqitet në kampin stërvitor përpara sezonit të ardhshëm, ai do ta ketë vënë stilolapsin në letër.

Marotta e përsëriti këtë edhe të mërkurën mbrëma, në dhënien e çmimit Rosa Camuna në rajonin e Lombardisë.

“Nuk ka asnjë shqetësim për rinovimin. Edhe sepse Lautaro ka një ndjenjë të madhe përkatësie ndaj këtij klubi, ndaj këtij qyteti. Kjo sigurisht që do të lehtësojë atë që është një negocim”, tha Marotta.

Te Interi nuk ka nxitim, por drejtuesit presin që kapiteni të japë një sinjal konkret për dëshirën e tij për të vazhduar kontratën, përtej fjalëve të lidhjes me fanellën e zikaltrve.

Gjithashtu Marotta i dërgoi një mesazh shumë të qartë edhe agjentit të tij Alejandro Camano.

“Kemi të bëjmë me agjentin e tij, sepse agjentin gjithmonë duan të bëjnë përshtypje të mirë tek vetja”.

Klubi ka shkuar deri aty sa i ka ofruar 8 deri në 8.5 milionë euro si tarifë fikse plus bonuse.

Aktualisht tani Martinez fiton 6 mln, ndërsa kërkesa e bërë nga agjenti i tij është 12 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë për parametrat e vendosur nga pronarët, të cilët do të përpiqen të gjejnë një marrëveshje me agjentin e tij.

Rinovimi i Lautaro është një nga prioritetet e pronësisë së re të Oaktree, por nevojitet një përpjekje nga të dyja palët për të nisur sërish ciklin e ri me më shumë siguri.