Inter prezanton Tajon Buchanan, i cili është afrimi i parë për merkaton e janarit.
Debutimi i 24-vjeçarit me fanellën zikaltr ka shumë të ngjarë të ndodh të shtunën më 13 janar gjatë ndeshjes si mysafir kundër Monzas.
Anësori bëhet lojtari i parë kanadez në historinë e klubit zikaltr, pasi nënshkroi kontratën deri në vitin 2028 me rreth 1.5 milionë euro në sezon.
Ai ishte sot në Appiano Gentile për të takuar shokët e tij të rinj dhe për të vizituar ambientet e qendrës sportive.
“Mendoj se në këtë moment të karrierës sime ky është vendimi më korrekt dhe më i përshtatshëm për mua. Kam kohë që e ndjek Interin: është një ekip në të cilin e shoh veten time, jam shumë i emocionuar për atë që më pret.
Dua ta jetoj këtë aventurë ditë pas dite, duke punuar shumë. Synoj të përshtatem sa më shpejt, duke mësuar sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga trajneri, stafi i tij dhe shokët e skuadrës që kan qenë këtu më gjatë.
Unë me të vërtetë dua të mësoj dhe të ndihmoj ekipin”, ishin fjalët e tij të para si lojtar i Interit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u shpreh se është gati të luaj në çdo rol që trajneri do t’i kërkojë.
“Mund të luaj në pozicione të ndryshme, por qëllimi im është të mësoj sa më shumë gjëra të jetë e mundur, të vihem në dispozicion të ekipit dhe të përshtatem me stili i lojës.
Jam vërtet krenar që jam kanadezi i parë që luaj në kampionatin italian: është një arritje e madhe që më bën shumë krenar.
E di se çfarë më pret, kështu që duhet të mësoj nga stafi dhe shokët e mi për të qenë gati”, tha 24-vjeçari, i cili në fund dërgoi edhe një mesazh për tifozët:
“Duke parë ndeshjet në TV, kuptova se mbështetja këtu është e pabesueshme, me tifozë të jashtëzakonshëm që mbushin stadiumin për çdo ndeshje.
Mezi pres t’u tregoj se çfarë mund të bëj, për të ndihmuar ekip sa më shumë që të jetë e mundur”.
Prania e tij në San Siro të shtunën më 6 në tribunë kundër Veronës është ende në dyshim. Buchanan vjen nga Bruges për shtatë milionë euro plus bonuse: një operacion që do të kushoj 10 milionë euro.
Ai do të veshë fanellën me numrin 17 që ka veshur në Bruges.





