Inter blindon mbrojtësin Federico Dimarco deri në vitin 2027 dhe në orët në vijim do të njoftoj edhe rinovimin me Mkhitaryan deri në 2025.

“Inter ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Federico Dimarco: mbrojtësi i lindur në 1997 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2027. Së shpejti pritet nënshkrimi zyrtar i mesfushorit armen, një rinovim i ratifikuar deri në fund të këtij viti, pikërisht për të mos humbur përfitimet e Dekretit të Rritjes, i cili siç dihet do të lihet mënjanë në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Interit.

Nga marrëveshja e re Dimarco do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Një rritje e madhe krahasuar me atë që mbrojtësi merrte me kontratën e vjetër.

Pas mesfushorit armen, emri i tretë në listë që do të rinvoj është ai i Darmianit, i gatshëm të mbetet zikaltr edhe për të paktën një vit e gjysmë.

Në vijim është operacioni në Buchanan, përforcimi i parë për muajin janar dhe më pas operacioni Zielinski. Mesfushori polak pritet ti bashkohet interit me kosto zero për sezonin e ardhshëm, pasi në fund të ktij sezoni i përfundon kontrata me napolin.

Në vijim, për Marotta dhe Ausilio (të plotfuqishëm të strategjive të merkatos së interit), prioritet do të jetë rinovimi me kapitenin Lautaro Martinez.

Njoftim për rinovimin e bashkëpunimit me sulmuesin argjentinas pritet të ndodh në mes të janarit. Më pas nëse do të krijohet mundësia, do të ketë një ndryshim në sulm, por gjithçka do të përcaktohet nga largimi i mundshëm i Sanchez.