Nëse është një çështje parash, muri do të rrëzohet. Suning nuk heq dorë nga Antonio Conte dhe do të ishte gati të investonte plot 12 milionë euro në sezon për trajnerin e Chelsea. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mirror”, Inter i ka premtuar ish-trajnerit të Italisë një merkato të fuqishme me të në rolin e menaxherit dhe trajnerit, stil anglez. Në këtë mënyrë është rritur oferta e fundit e zikaltërve ndaj Conte, e cila ishte 9 milionë euro. Rruga që të çon te Conte nuk është në dishezë, sepse italiani ka gjasa më të mëdha të qëndrojë te Chelsea dhe kjo i detyron zikaltërit të shohin edhe pista të tjera, si ajo që të çon te Luciano Spalleti. Gjtihsesi, ajo që do të bëj Conte pas dy muajsh është një mister sepse trajneri i “bluve”, për momentin, është krejtësisht i përqendruar te suksesi në Premier League dhe nuk ka ndërmend të diskutojë për tema të tjera.
Kësisoj çështja dhe diskutimet janë shtyrë edhe disa javë dhe nuk përjashtohet mundësia që Inter të shqyrtojë edhe pista të tjera, pavarësisht ofertës së rëndësishme prej 12 milionë euro në sezon që do ta bënin atë një nga trajnerët më të paguar në qarkullim. Përveç paràve, Conte mund të tërhiqet nga fakti që te Inter do të jetë “shefi” i gjithçkaje. Po luhen vetëm seritë e para të një telenovele që mund të zgjasë gjithë verës.