Të paktën për një dekadë hallet nuk kanë të përfunduar. Futbolli italian ka pësuar humbje financiare vit pas viti, por ja më në fund ku vjen një lajm I mirë. Interi, edhe pse e përfundoi sezonin e kaluar me zero tituj, siç thoshte Murinjo, sërish ia pa hajrin për paratë. Pas përfundimit të bilanceve, rezultati është fitim prej 35 milionë eurosh për zikaltërit në edicionin 2024-2025.
Një përmbysje e situatës sepse në 2023-2024 mbyllja ishte në të kuqe me -36 milionë euro.Situata nuk është përmirësuar nga ulja e shpenzimeve, por nga rritja e të ardhurave në pjesëmarrjen në Serinë A, Champions dhe Kupën e Botës për Klubet.Po ashtu, ka edhe një element tjetër në dokumentet financiare që të bën optimist. Klubi nga Lombardia siguroi të ardhura prej 546 milionë eurosh vitin e kaluar sportiv, me një rritje tepër të madhe plot 37 për qind.
E përkthyer në para, rritja është 147 milionë euro. Ky është një rekord jo vetëm për Interin, por edhe rekordi historik I futbollit italian që kur kanë nisur të mbahen bilancet.Klubi nga Milano la pas në mënyrë të ndjeshme rekordin e mëparshëm të vendosur nga Juventusi në sezonin e parë të Kristiano Ronaldos, 2018-2019, me 464 milionë euro, pra një tejkalim prej rreth 80 milionë eurosh.





