Në datën 2 shtator mbyllet zyrtarisht merkatoja dhe skuadrat në Itali, janë duke bërë lëvizjet e fundit. Interi dhe Juventusi duket se kanë të njëtin objektiv për mesin e fushës në këtë fund të merkatos. Objektivi mban emrin e lojtarit të Barcelonës, Ivan Rakitiç që është në dalje nga katalanasit.
Siç raporton “Tuttosport”, Interi kërkon që ta ketë kroatin në skuadër dhe është gati të bëjë një sakrificë për të. Ndërsa Juventusi nga ana tjetër, do një shkëmbim me Emre Çan, i cili nuk është në planet e Sarrit.
Barcelona, po e mban kroatin si një as nën mëngë për të arritur te Nejmar, duke ia ofruar PSG-së për ta bindur që të lejojë shitjen e brazilianit dhe po pret deri në limitet e fundit.





