Niveli i Berat Gjimshitit ka ardhur në rritje dhe së fundmi ai ka rinovuar edhe me Atalantën. Në takimin e djeshëm të fituar 3-0 përballë Juventusit, mbrojtësi i kombëtares sonë ka zhvilluar një lojë që ka merituar notën 6.5 nga mediat italiane, duke e etiketuar si lojtar që luan me tru. Milos Malenkoviç, agjenti i tij ka vlerësuar për “Tuttomercatoweb” paraqitjet e tij.
“Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Shalkes, por e nuk e di ku kanë marrë informacion. Nëse marrin parasysh faktin se si po luan me Atalantën, unë do të investoja 10 milionë euro. Rritja e tij është një tjetër demostrim i punës së madhe që po bën dhe nuk dua të shtoj gjë tjetër”, ishte deklarata e tij e shkurtër.





