15nentor 2015 – Goli i parë me Kombëtaren shqiptare vetëm 12 sekonda pas debutimit të tij ka bindur Interin për ta blerë përfundimisht. Rey Manaj pas atij debutimi ëndrrash me përfaqësuesen kuqezi ka pëfunduar në qëndër të vëmendjes të të përditshmes më të madhe italiane "La Gazzeta Dello Sport". 

Pasi i kushtoi një rëndësi të madhe debutimit me gol të 18-vjeçarit shqiptar në ndeshjen e parë me kombëtaren pikërisht në vëllazëroren e Prishtinës ndaj Kosovës, gazeta italiane tashmë shkruan se, kartoni i Manaj do ti blihet në mënyrë përfundimtare nga Interi shumë shpejt. 

Talenti shqiptar u transferua nga Cremonese te zikaltërit gjatë verës në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por paraqitjet që ka bërë Rey gjatë kësaj periudhe me skuadrën e parë të Interit dhe përfaqësusen U-21 dhe atë të madhe të Shqipërisë kanë bindur drejtuesit e klubit nga Milano për ta bërë përfundimisht të tyrin 18-vjeçarin.
Sipas "Gazzetta Dello Sport", në ditët e ardhshme Interi do të derdhë në arkat e Cremoneses shumën e 500 mijë eurove për të siguruar në mënyrë përfundimtare shërbimet e Manajt.

/portali DurresLajm/