Arturo Vidal është një dëshirë e madhe e Interit, të cilët do të përpiqen ta transferojnë atë në merkaton e janarit.Kiliani pëlqehet shumë nga tekniku Konte, i cili e ka drejtuar edhe më parë kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Zhang ka dhënë aprovimin e tij, për t’iu plotësuar kjo kërkesë trajnerit.Thuhet se zikaltërit kanë ofruar 12 milionë euro për shërbimet e Vidalit, një shumë kjo e vogël në krahasim me atë prej 25 milionë euro që kërkon Barcelona.

Megjithatë negociatat vazhdojnë dhe ziklatërit shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë futbollistin në ekipin e tyre.