Arturo Vidal mbetet objektivi kryesor i Interit në merkaton dimërore. Sapo ka mbërritur në Kili për të festuar Krishtlindjen, ku ka shfaqur disponibilitetin e tij për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve për atë që do të ndodhë me të në të ardhmen e afërt.

“Këtë temë ia kam lënë një personi tjetër, që është menaxheri im. Unë nuk shqetësohem fare, aq më tepër në këtë periudhë fetash. Unë jam i qetë dhe i lumtur te Barcelona, kurtë kthehem, të shohim çfarë do të ndodhë.”

 Më e rëndësishmja për mesfushorin 32-vjeçar është të luajë në vazhdimësi, për të qëndruar në nivele të larta.

“Shpresoj të qëndroj gjatë në Europë. Jam afër shifrës së 100 golave dhe jam shumë i lumtur për këtë. Roli im te Barcelona? Nuk jam unë ai që vendos nëse do të luaj ose jo, e bën trajneri këtë detyrë, por njerëzit shohin e kuptojnë dhe kjo më lejon të jem i qetë. Do të vijoj të shfrytëzoj çdo mundësi për të luajtur, sepse është ajo që më shumë dua. Shpresoj t’i fitoj trofetë që na presin.”