Interi është në garë për tre trofe këtë sezon, teksa kërkon të përsërisë suksesin e vitit 2010-të. Zikaltërit presin nesër në mbrëmje Bajernin e Mynihut ku do të kërkojnë gjysmëfinalen e Championsit, kryesojnë në Serinë A dhe janë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Këto shifra fantastike kanë bindur drejtuesit e klubit të Milanos për ti ofruar rinovimin e kontratës, trajnerit Simone Inzagi.Kontrata i skadon në vitin 2026, por presidenti Marota dhe drejtori sportiv Auzilio nuk dëshirojnë ta nisin sezonin me një trajner të cilit i përfundon kontrata shpejt prandaj dëshirojnë tja rinovojnë të paktën deri në 2028-ën dhe me rritje pafe.

Inzagi iu bashkua Interit në 2021 me një pagë prej 4 milionë eurosh ndërsa tashmë fiton 6.5 me bonuse bujare të lidhura me rezultatet dhe 7 milionë euro është ajo që pritet.