Vjen zyrtarizimi i parë i Interin në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Cedric Soares, i cili vjen në formë huazimi për 1 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 11 milionë.

Një tjetër portugez për krahun e djathtë, 6 muaj pas largimit të Joao Cancelos. Soares vjen nga Southamptoni dhe u përzgjodh madje para Cancelos në botërorin “Rusi 2018” nga trajneri Santos.

Me afrimin e Soares bie poshtë mundësia për të parë Elseid Hysajn ziklatër, sikurse u përfol pak ditë më parë.