Manuel Akanzhi është lojtari më i ri i Interit. Zikaltrit kanë fituar derbin me Milanin, për të bindur mbrojtësin e Mançester Sitit.

Interi pagoi 1 milionë euro për huazimin e lojtarit të lindur në Zvicër. Në fund të sezonit ka detyrim blerjen, nëse plotësohen disa kushte gjatë rrugëtimit të Akanzhit në Itali.

30-vjeçari ishte mjaft pranë kalimit te Milani. Në fund vendosi për të ardhmen duke refuzuar, ndërsa kishin mbetur më pak se 24 orë nga fundi i merkatos. Për Akanzhin do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Zvicër, Gjermani dhe Angli.