MILANO – Interi po planifikon që të braktisë stadiumin “San Siro” për të ndërtuar një të ri në San Donato. Presidenti i klubit, Massimo Moratti, besohet se është në favor të ndërtimit të një stadiumi të ri për Interin në San Donato, vend i cili është nën pronësi të gjigantëve të gazit e naftës, “Eni”. 

Stadiumi i ri planifikohet të ketë plot 60 mijë vende dhe do të jetë tërësisht në pronësi të klubit zikaltër. Por Matteo Sargenti, këshilltar për sportin në San Donato, ka thënë se planet mbeten ende në letër në këtë fazë. 

“Projekti i Interit nuk duhet të shihet thjesht si një stadium, por si një projekt që të krijojë shërbime për qytetin tonë”, tha ai për “Tuttosport”.  “Ne jemi ende në pritje për verdiktin final nga Interi. Për momentin mbetet ende një plan në letër.”