Interi hedh sytë nga Roma për përforcimet e radhës në merkaton e verës.

Pronarët e rinj të zikaltërve, “Suning” kanë premtuar blerje të mëdha dhe nuk mendojnë të kursehen. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ekipi i Piolit pëlqen shumë dyshen e verdhekuqve, Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan.

Megjithatë Interi nuk do ta ketë të lehtë për të arritur te lojtarët pasi duhet të përballet me konkurrencën e klubeve të tjera, sidomos atyre nga Premier League.