Interi është në gjurmët e Edison Cavanit. Sikurse raportojnë mediat italiane, zikaltërit do bëjnë edhe një tentativë për të sjellë uruguajanin në San Siro, megjithëse 14 milionë euro që sulmuesi merr tek PSG-ja duket shumë e vështirë për të kryer një transferim të tillë.

Mirëpo, në këtë mes, gjithçka mund të jetë në dorën e lojtarit, i cili nëse e dëshiron një largim nga kampionët e Francës, atëherë destinacioni i tij i ardhshëm mund të jenë 18 herë kampionët e Italisë.

Për momentin, kanë “ngrirë” tratativat përsa i përket belgut Romelu Lukaku, që Manchester United kërkon mbi 80 milionë euro për ta lënë lojtarin të lirë. Më tej, edhe me Edin Dzekon ende nuk po arrihet akordi përfundimtar për ta transferuar boshnjakun në shtëpinë zikaltër.

Pak nga pak po hyjmë në muajin e fundit të merkatos dhe çdo ditë e më shumë, të gjitha dilemat, apo edhe aludimet, do të marrin fund.