Gjatë mërkatos së janarit Interi do të përforcohet me disa lojtarë, të cilët do i vijnë në ndihmë Kontes për vazhdimin e sezonit shumë impenjues. Shumë emra qarkullojnë në orbitën e zikaltërve dhe së fundmi është shtuar një tjetër.

Bëhet fjalë për futbollistin e Çelsit, Markos Alonso, me të cilën Konte ka punuar te londinezët. Siç raporton “Fcinteresnews.it”, Interi do tentojë ta afrojë lojtarin që në merkaton e janarit, që të ndihmojë menjëherë skuadrën, e cila në shumë ndeshje ngec për zgjidhje.

Nga ana tjetër Markos Alonso pritet të largohet nga Çelsi, pasi janë ngushtuar hapësirat për të dhe nuk po luan më si tutullar.