Interi nuk po kalon çastet më të mira të historisë së saj, me ekipin që është përfshirë nga një krizë rezultatesh dhe ndërrime trajnerësh, por logoja e klubit, – gërmat e kryqëzuara të dizenjuara nga piktori Muggiani në vitin 1908 dhe me ngjyrë të artë, – po kopjohen gjithnjë e më shumë… Sigurisht nga ekipe amatoreske.Fillimisht ishte Chambly, skuadër franceze e kategorisë së tretë, që i është dashur të ndryshojë logon e ngjashme me atë të Interit, pikërisht pas kërkesës së klubit zikaltër. Në fotogaleri mund të shihni edhe ngjashmërinë midis logove.Por tashmë, një tjetër skuadër ka vendosur të përdorë të njëjtin stil si ai i Interit për të realizuar logon e vet.

Bëhet fjalë për FC Martigues, që luan aktualisht në “Championnat National”. Vetëm pak ditë më parë është prezantuar edhe simboli i ri i këtij klubi francez, me një ngjashmëri drastike me atë të skuadrës zikaltër të Milanos, ku ndryshojnë vetëm ngjyrat dhe mungon gërma “I” (Internazionale). Filozofia e klubit amator francez është “Më shumë sesa një klub, një pasion”. Edhe kjo duket një kopje e asaj të Barcelonës “Më shumë sesa një klub/ Mes que un club”.Një tjetër stemë e ngjashme me atë të Interit është ajo e New York City, skuadër e kampionatit amerikan, por të paktën në këtë logo vihen re qartazi disa ndryshime.