Duket se Interi dhe Lacio janë vërtet në një “luftë” për të fituar shërbimet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i kombëtares ka treguar këtë sezon me Veronën cilësitë se mund të luaj në një klub më të madh, ndërsa është një garanci edhe për të ardhmen duke qenë se marshi i përmirësimit te 20-vjeçari është i lartë.
Kështu, para disa ditëve, drejtuesit e Lacios patën një takim me homologët e Veronës duke ia bërë të ditur gatishmërinë për të transferuar mbrojtësin. Mirëpo, nuk mund të mbetej pa përgjigje nga ana e Interit kjo lëvizje e kryeqytetasve.Ndaj, edhe drejtori Piero Auzilio ka takuar përfaqësuesin e Kumbullës, duke e siguruar se interesimi i zikaltërve për shqiptarin vazhdon të jetë i madh dhe se kërkojnë ta bëjnë të tyrin me patjetër.





