Interi nuk të fitojë në transfertë më në Serinë A. Zikaltrit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim i çmendur 3-3 ndaj Veronës. Skuadra e Roberto Mancinit krijon shumë raste, por gjen përballë një kundërshtarë të uritur për pikë.

Ndeshja nis mirë për Interin që kalon në avantazh me një gol të Murillos, por vendasit përmbysin gjithçka brenda tre minutash me Helendron dhe Pisanon. Në pjesën e dytë Verona shënon edhe golin e tretë, por Interi  reagon shumë shpejt me Mauro Icardin. Skuadra e Mancinit ka shumë raste për të shënuar, por goli i barazimit vjen nga Perisic.

Interi mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, një më pak se Fiorentinën, me të cilën do të përballet javën e ardhshme. Megjithëse ekipi i tij arriti të barazonte pas një disavantazhi prej dy golave, trajneri i Inter është tepër i pakënaqur se si ekipi i tij markoi gjatë goditjeve standarde të kundërshtarit. Por shqetësues është fakti se pësuan tre gola nga goditje me kokë, diçka që kishte ndodhur vetëm një herën gjatë këtij sezoni.

Gjithashtu, është vetëm hera e dytë që ekipi i Mancini-t pëson tre gola në një ndeshje, hera e parë ishte pikërisht gjatë mesjavës së kaluar ku u mundën nga Milan me rezultatin 3:0. “Ne gjithmonë kemi markuar kështu,” shprehet Mancini për Premium Sport pas ndeshjes. “Ishim në gjumë gjatë pjesës së parë, fatmirësisht u zgjuam dhe arritëm të barazonim, por të pësosh tre gola ta vështirëson shumë rrugën drejt fitores,” vijon Mancio.

“Jam i zhgënjyer që kemi pësuar tre gola në atë lloj mënyre, është diçka qe ne nuk mund t’ia lejojmë vetes.” Edhe kapiteni i ekipit Mauro Ikardi dukej i inatosur në përfundim të ndeshjes, teksa u tregua tepër kritik kundrejt shokëve të ekipit. “Nuk e di çfarë tha Mauro,” vazhdon trajneri italian. “Te rastet e golave të pësuar ishim tepër të pakujdesshëm, por përveç kësaj, luajtëm mirë dhe arritëm të barazonim rezultatin nga dy gola disavantazh.” Ndeshja e radhës e Inter-it do të jetë kundër ekipit të Fiorentina-s, të cilët ndodhen mbi Interin në tabelën e klasifikimit me një pikë më shumë.