Drejtuesit e Interit kanë ndarë mendjen duke bërë përfundimisht planet e merkatos. Ndërsa skuadra aktuale ka nisur përgatitjet, Sabatini, Ausillio bashkë me trajnerin Spalletti kanë përcaktuar prioritetet. Përvec Skriniar, që është siguruar dhe Borja Valero që është shumë pranë tranferimit, te Interi kanë arritur në përfundimin se duhet edhe një anësor i majtë, në pole position është Dalbert i Nice, një mesfushor me tipare mbrojtëse, pozicion për të ciilin janë rritur kuotat e Diop, si dhe një mesfushor me personalitet dhe aftësi të mira, rol për të cilin synohen emra si Naingolan, Vidal apo dhe Keita i Leipzig.

Përveç këtyre Interit i duhet edhe një sulmues krahi i shpejtë që të garantojë një numër të caktuar golash. Ëndrra e drejtuesve të Interit është Alexis Sanchez, ide që është bërë më e fortë në momentin që Bajerni i Mynihut u tërhoq nga gara për 28-vjecarin nga Kili. Sanchez me Icardin në sulm do ta projektonin Interin në dimensionet e duhura për titullin kampion, Alexis Sanchez i skadon në vitin 2018 kontrata me Arsenalin, e njeh mirë kampionatin italian ku ka milituar më parë me Udinesen, dhe përbën profilin e sulmuesit ideal si një përforcim i duhur për një skuadër që do të kthehet shpejt në majat e futbollit. Me pak fjalë edhe kartvizita ideale për Suning që mund ta kthejë në njeriun e imazhit. Alternativa ndaj Sanchez në klubin zikalrtër konsiderohet spanjolli Asensio i cili ka të njëjtën rreze veprimi me kilianin.