Interi është duke u përgatitur për një goditje të bujshme në merkato. Mediat britanike bëjnë me dije se zikatërit janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Liverpulit, Sadio Mane.25-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën angleze dhe për trajnerin Jurgen Klop largimi i mesfushorit senegalez do të ishtë shumë i hidhur.Për transferimin e Manesë, Interi është gati të shpenzoje 39 milionë euro.

Mesfushori nga Senegali, i cili humbi fundin e sezonin të kaluar për shkak të një lëndimi në ligament, u rikthye në fushë gjatë miqësores kundër Herthës së Berlinit. Në sezonin e kaluar ai arriti të shënonte 13 gola.