Interi vijon të mbetet në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa duket se shoqëria amerikane Oaktree ka udhëzuar drejtuesit të përqendrohet te një emër i ri me perspektivë.
E duket se identikitit të amerikanëve i përgjigjet më së miri polaku Jakub Kiwior, aktualisht pjesë e Arsenalit, por që ka gjetur shumë pak hapësira te klubi londinez.
Kiëior vlerësohet 25 milionë euro Arsenali, aq sa “topçinjtë” shpenzuan për ta marrë nga Spezia në verën e 2023-shit, ndërsa Interi po fiton kohë, me shpresën që ta marrë futbollistin në huazim me të drejtë blerjeje për një shifër jo më shumë se 17-18 milionë euro.
Mbërritja e Calafiorit në Londër mund të lehtësojë punën për Interin, pasi prapavija e Arsenalit do të mbipopullohej dhe polaku është ai që do të duhet të bëjë vend, pasi nuk ka bindur plotësisht trajnerin Arteta.
Kiwior është vetëm 24 vjeç dhe ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi ka luajtur dy sezone në Serinë A me Spezian, rreth 27 ndeshje me Arsenalin dhe 26 ndeshje me përfaqësuesen e Polonisë.
Eksperienca, mosha e re, por edhe fakti që di të përshtatet si në të majtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes, e bëjnë Kiwior futbollistin e duhur për të investuar, pasi është një garanci për të tashmen dhe të ardhmen.