Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi ka zgjatur për një vit lidhjen me Interin, në fakt është firma për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.
Marrëveshja mes palëve, e arritur javët e fundit, është komunikuar mëngjesin e sotëm nga klubi zikaltër.
“Inter është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të Nerazzurrëve deri në vitin 2025”, thuhet në komunikatë.
Pas fillimi të kampionatit Interi është në krye të renditjes (së bashku me Milanin, kundërshtari i radhës në Serie A pas pushimit për kombëtaret.
Zikaltrit kanë grumbulluar 9 pikë, rezultat i tre fitoreve ndaj Monzas, Cagliarit dhe Fiorentina, me tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar duke u bërë skuadra e vetme në pesë ligat më të mira evropiane që ka mbajtur portën e pastër.
Për trajnerin zikaltër një pagë 5.5 milionë euro në sezon plus bonuset në bazë të rezultateve të arritura.
Në dy sezonet e para të Interit, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa Italie), ndërsa i dërgoi ata në finalen e Champions League qershorin e kaluar në Stamboll kundër Manchester Cityt.






