Inter rikthehet të fitojë me goleadë dhe këtë gjë e ka bërë në transfertë ndaj Sassuolos në javën e katërt të Serisë A. Ndeshja ka përfunduar 0-7. 

Në këtë festë golash morën pjesë Palacio, Taider, autogol i Pucinos, Alvarez, Cambiasso dhe dygolësh i Diego Militos, i cili rikthehet të luajë me zikaltërit pas dëmtimit të rëndë të sezonit të kaluar.
Me këtë rezultat, Interi ngjitet në krye të Serisë A me 10 pikë, në pritje të derbit Roma-Lazio dhe ndeshjes së mbrëmjes Milan-Napoli.
Ndërsa Sassuolo renditet në vend të fundit me 0 pikë, vetëm me 1 gol të shënuar dhe 14 të pësuar.