Ivan Perisiç ishte zgjedhja e parë e Zhoze Murinjos në merkato, por duket se Interi s’ka ndërmend ta lëshojë dhe kërkon një shifër stratosferike. Drejtuesit zikaltër i kanë bërë me dije ish-trajnerit të tyre se ai nuk largohet pa 90 milionë euro.

Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit portugez, i cili ka vendosur që të hedhë vështrimin në të tjera alternativa që ofron merkato. Mësohet se tani “Special One” kërkon bashkëkombasin e tij Rebiç, i cili bëri gjithashtu një Botëror shumë të mirë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave.

Me shumë mundësi Perisiç do të vazhdojë të qëndrojë në Milano sepse Spaleti e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit të tij tek Interi.