Interi zyrtarisht ka kërkuar falje për banerin në gjuhën angleze “Kosova është Serbi” që u shfaq në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes që zikaltërit e zhvilluan ndaj Carpit.

“Ju kërkojmë ndjesë për atë çfarë ka ndodhur gjatë ndeshjes Inter vs Carpi, më 24 Janar 2016. Qendra e Koordinimit të Inter Klubeve (CCIC) është një organizate jo-politike me të vetmin qëllim që gjithmonëë të mbështesë skuadrën, Inter Clubet dhe anëtarët e saj kudo në botë, pavarësisht gjinisë, racës, nacionalitetit, religjionit, etj.

Transparenti (banderola, baneri) është shfaqur në mënyrë ilegale në stadium dhe është larguar menjëherë pasi e kemi vërejtur atë. Personat e caktuar që kanë shfaqur atë transparent iu është dhënë një vërejtje zyrtare për këtë veprim.
Ky gjest ofendues dhe injorant i bërë nga vetëm disa persona nuk mund të shkatërrojë pasionin e INTER CLUB KOSOVES që ka për këtë skuadër dhe ngjyrat e saj. Inter Club Kosova është zyrtare, e njohur dhe është një klub i tifozëve me shumë rëndësi në familjen e madhe të Inter Clubeve, të cilët gjithmonë kanë mbështetur INTERIN dhe kane treguar gatishmëri për t’i bashkuar tifozët nga e gjithë bota pa i diskriminuar ata.

Që nga viti 1997 F.C. Internazionale Milano ka zhvilluar një program të suksesshëm dhe shumë të rëndësishëm të quajtur Inter Campus, me anë të cilit ka kontribuar në zhvillimin projekteve të komuniteteve lokale, duke ofruar mbështetje edukative, shoqërore dhe shëndetësore bashkë me partneret lokal.

Po ashtu Inter Campus ka për qëllim integrimin shoqëror midis entiteteve dhe kulturave te ndryshme. Përsëri u kërkojmë ndjesë për atë që ka ndodhur dhe ju mirëpresim në ndeshjen e ardhshme në shtëpi, në San Siro”.