Kryeministri Edi Rama është përballur ndoshta për herë të parë me kryengritjen e një prej gazetareve më të qeta në studiot shqiptare. 

Rama nuk i kurseu disa batuta ndaj Rudina Xhungës që në fillim të intervistës që ata po zhvillonin në qendër të Durrësit.

“Rudina, mos më ndërprit sepse ti nuk e ke mendjen! “E ke të bukur këtë kur bën “…ahhh” dhe ja fut një batutë” – ishin disa nga intimidimet e Ramës, por në një moment gazetarja ia ka kthyer.

“Ju e bëni shpesh këtë që po bëni tani duke më intimiduar duke qenë se keni papara një gazetare femër”, tha Xhunga.

“Mbrojtja pas seksit është një mbrojtje e gabuar. Kam më shumë respekt për gazetaret femra se gazetaret meshkuj. Ju nuk keni arrogancën siç e kanë këta bilbilat e kazanit”,  ia ktheu Rama.

“Sepse jemi nëna dhe kemi përgjegjësi për të rritur fëmijë në këtë vend”, e mbylli Rudina Xhunga debatin me shefin e qeverisë.