Mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla po merr gradualisht minuta te Sassuolo, që lufton për mbijetesë këtë sezon në Serie A.

Lidhur me ambientimin dhe atmosferën tek Sassuolo, Kumbulla foli për kanalin e klubit, ndërsa zbuloi gjëra interesante nga stili i tij i jetesës.

-Preferon të ndjekësh një ndeshje futbolli apo një film?

Një ndeshje futbolli.

-Zhanri i preferuar në muzikë?

Regeton.

-Ushqimi i preferuar?

Pica.

-Po ngjyra e preferuar?

E kaltërta.

-Cili është vendi i preferuar?

Shqipëria.

-A ke tatuazhe? Nëse jo, do të doje të kishe?

Nuk kam tatuazh, por nuk jam kundër tyre.

-Lojtari më i mirë me të cilin ke luajtur gjatë karrierës?

Paulo Dybala.

-Përshkruaj veten me një fjalë?

I duruar.

-Të pëlqen më shumë të shënosh një gol, apo të shpëtosh një gol në vijën fatale?

Të shpëtoj një gol në vijën fatale.

-Ndeshja më e rëndësishme e karrierës?

Finalja e Conference League.

-Personazhi më i famshëm në telefon?

Francesco Totti.

-Miku më i mirë në botën e futbollit?

Edoardo Bove.

-Dita më e rëndësishme në jetë?

Dita që lindi vajza ime.

-Çfarë është diçka që nuk mungon kurrë në dollapin tënd në dhomat e zhveshjes?

Deodoranti.

-Nëse do të ishe kafshë, çfarë do të ishe?

Një piton.