Intervista në studio me një homoseksual, i ka kushtuar lirinë një gazetari të një televizioni në Egjip, i cili u dënua me 12 muaj burgim të dielën për "promovimin e homoseksualitetit".
Mohammed al-Gheiti u akuzua nga gjykata për "shpërfillje të fesë" pasi ftoi mysafirin në shfaqjen e tij dhe filloi ta intervistonte atë. Gazetari mori edhe një gjobë, ndërsa do të vendoset nën vëzhgim për një vit pas përfundimit të kohës së tij të burgut.
Pas intervistës, Këshilli i Lartë për Rregullimin e Medias, organi më i lartë i mediave në Egjipt, mbylli LTC TV për dy javë duke cituar "shkelje profesionale".





