Durrës, 19 maj 2014  – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka bllokuar ditën e sotme një pallat 9-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Pallati shumëkatësh është rrethuar, ndërkohë që bëhet e ditur se ai pritet të shëmbet ditët e ardhshme.

Sipas INUK, pallati 9-katësh nuk ka dokumentacionin përkatës. Mësohet se godina shumëkatëshe është në pronësi të biznesmenit Enver Shala, të cilit muaj më parë iu shemb edhe kompleksi “Kamelia”, i ndërtuar poshtë mbikalimit të Ura e Dajlanit.

Pas rrethimit, pallati shumëkatësh po ruhet nga inspektorët e INUK, ndërkohë që deri tani pronari i godinës nuk ka paraqitur kundërshtim për veprimet e ndërmarra nga INUK.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/