Durrës, 4 korrik 2014 – Tabelat reklamuese përgjatë rrugës dytësore të superstradës Plepa-Rrogozhinë nisin të hiqen. Inspektorë të INUK në bashkëpunim me policinë, po largojnë tabelat, të cilat janë pengesë për drejtuesit e automjeteve gjatë udhëtimit, duke u bërë shkak për aksidente. 

Puna e INUK ka avancuar nga Plepat deri në Golem, ku janë prishur 270 të tilla.

Ndërkohe që ky aksion do të shtrihet deri në Rrogozhinë, ku janë evidentuar për hequr mbi 800 tabela reklamuese të vendosura përgjatë aksit rrugor, 35 kilometra i gjatë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/