Durrës, 19 korrik 2014 – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisi paraditen e sotme aksionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Malit të Robit. Në fokusin e aksionit të inspektorëve të INUK ishte një vilë, që sipas tyre është ngritur në kundërshtim me planin urbanistik të zonës.
Kreu i INUK, Zyhdi Dajti, tha se objekti i shembur bie në kundërshtim me masterplanin urbanistik të zonës. Ndërtesa dykatëshe ishte bërë pengesë për ndërtimin e një rruge që ka planifikuar komuna e Golemit për të lidhur bregun e detit me pjesën tjetër të plazhit nëpërmjet rrugës dytësore Durrës – Rrogozhinë.
Rruga vertikale përmes plazhit të Golemit është parashikuar në planin rregullues dhe u kerkua ndihma e INUK për shembjen e viles dhe disa objekteve te tjera.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





