Ndryshe nga çdo herë tjetër sopranoja e madhe Inva Mula ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan bashkë me vajzën e saj, Nina.

E veshur me të kuqe dhe me fustan me motive festive vajza e Inva Mulës dukej mjaft bukur. Për vajzën e sopranos kjo ishte dalja e parë në një studio televizive, nga ku përveç atmosferës së festave Nina rrëfeu edhe pasionin për muzikën dhe baletin.

“Muzika dhe fiskultura janë lëndët e mia të preferuara”,- tha Nina.