17 gusht 2013 – Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula dhe bashkëshorti i saj Hetem Ramadani kanë shpëtuar nga një incident që mund të rezultonte fatal.
Teksa bënin pushimet në jahtin e tyre privat, për t’u ankoruar në bregdetin e Ksamilit spiranca është hedhur mbi një predhë që gjendej në fund të detit.
Ngjarja ka ndodhur në një distancë vetëm 50 metra larg nga bregu. Predha është zbuluar rastësisht nga disa zhytës amerikanë, të cilët operojnë gjatë verës në detin e jugut dhe bëjnë kërkime nënujore.
Gjatë kërkimeve të tyre ata kanë zbuluar disa mina të rrezikshme, përfshirë edhe predhën që rrezikoi jetën e Inva Mulës dhe të familjes së saj.
Predha që shikoni në foto është e gjatësisë një metër, dhe shpërthimit i saj mund të kishte qenë fatal jo vetëm për Invën, por edhe për njerëzit e shumtë që laheshin në det apo qëndronin në breg.





