Lajmi i martesës së Inva Mulës me milionerin kosovar Ethem Ramadani bëri mjaft bujë.

Artistja me famë botërore vinte nga një divorc po aq i bujshëm me kantautorin Pirro Çako. Natyrisht ka pasur një arsye të fortë që i lidh ende Mulën me Çako, duke mos i ndarë përfundimisht, dhe ai është djali i tyre, Antoni.

Ai tashmë është rritur, madje është bërë personazh i rubrikave tona rozë, sepse është bërë një djalë i pashëm dhe ka krijuar një lidhje dashurie me një vajzë shumë të bukur franceze.

Ndërkohë Inva është shfaqur në plazh, në Dhërmi, duke habitur me format mjaft të mira trupore. Inva është e shoqëruar në çdo moment nga vajza e saj e vogël dhe duket se e shijojnë së tepërmi kohën e kaluar bashkë.