KORCË- “Ne nuk duam festa, duam bukë”, “Të reagojë qeveria, po mendojnë vetëm për fëmijët e tyre”, “Jemi pa përkrahje nuk kemi para për të blerë ilaçet”, janë disa nga kërkesat e personave me aftësi të kufizuar, të cilët zhvilluan një protestë në prefekturën e qyteti të Korcës.
Në vigjilje të Krishtlindjes dhe fundvitit invalidët e qytetit juglindor në protestën e zhvillluar paraditen e sotme me pankarta në duar i bënë apel qeverisë që të mendojë për këtë shtresë të shoqërisë, e cila ka nevojë për mbështejte dhe përkrahje.
Sipas protestuesve, ato nuk kanë para të paguajnë ilacet dhe në këto ditë të ftohta mbeten në mëshirë të fatit.