KORCË- Invalidët e qyteti të Korçës kanë protestuar sërish paraditen e sotme në qendër të qytetit, për shkak të kushteve të këqija në të cilën ndodhen. 

Në prag të festës së fundvitit, invalidët e qytetit juglindor me pankarta në duar “Në prag të festave jemi pa bukë dhe me borxhe”, “Kërkojmë pagesën e invaliditetit”, “Qeveria të reagojë, ne nuk u ndahemi protestave”, i bënë apel qeverisë që të mendojë për këtë shtresë të shoqërisë, e cila ka nevojë për mbështejte dhe përkrahje.

Sipas protestuesve, ato nuk kanë para të paguajnë ilaçet dhe në këto ditë të ftohta mbeten në mëshirë të fatit. 

Kjo është protesta e dytë që invalidët e qytetit të Korçës kanë zhvilluar, pasi pak ditë me parë protestuan para prefekturës së qytetit.