Mjekët dhe infermierët e spitalit të Durrësit injorojnë ndihmën për pacientët të cilët kanë statusin e personave me aftësi të kufizuar. 50-vjeçari Fqiri Bici është një ndër invalidët që ka vuajtur ndëshkimin për shkak të paaftësive të tij fizike. Ka mëse 25 vite që Fiqiri Bici përballet me problemet shëndetësore. Për shkak të ndërlikimeve shëndetësore është operuar disa herë por vijon të përballet me të tjera vështirësi. Tubat e urinimit ai i heq e i vendos vetë. Por shesh herë ky veprim që duhet të kryhet nga mjetë e infermiere, shoqërohet me hemoragji. Pacienti në jo pak raste është mbuluar në gjak pasi e ka pasur të pamundur të ndërrojë tubat e urinimit. Ai ka bërë urgjenca të panumërta dhe ky fakt e ka bërë pacientë problematik. Burri që ka në dorë shumë dëshmi që vërtetojnë paaftësinë shëndetësore dhe gjendjen e vështirë ekonomike tani ka rënë në mëshirë të fatit.
Fiqiri Bici ka ndërmarrë 8 operime vetëm për kompiklacionet në fshikëzën e urinës dhe një herë tjetër për shtyllën kurrizore. Gjendja shendetësore e pacinetit është ndërlikuar disa herë ndërsa mjekët nuk kanë afruar ndihmën e kualifikuar. Inavlidi shprehet se tubat e urinimit i blen vetë dhe po vet i vendosë duke iu trembur hemoragjisë që mund t’i shkaktojë edhe probleme serioze për jetën. Bici ka një jetë nën pushtetin e sëmundjes, ndërkohë që ka thënë se nuk ka përfituar ansjë lloj ndihme nga shoqata. Ai i ble vetë tubat, fashot, ilaçet, panolinat dhe paguan infermierët në rastet e një ndihme të afruar. Pacienti është person shumë i njohur ndër bluzat e bardha dhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonmike askush nuk i afron ndihmë e përkujdesje.
Sëmundja
Fiqiri Bici është klasifikuar person me aftësi të kufizuar 20 vite më parë. Ai ka pasur ndërlikime shëndetësore me fshikëzën e urinës për të cilën ka kryer plot tetë ndërhyrje kirurgjikale. Por krahas këtij probleme shumë serioz dhe me pasoja për jetën, Bici është dashur të kryejë edhe intervenime kirurgjikale për shtyllën kurrizore. 15 vite më parë ai është operuar në Sauk të Tiranës nga dr. Bylyku në shtyllë kurrizore pas një paralize prej 6 muajve. 50-vjeçari Bici i lindur dhe banues në Durrës vuan nga komplikacionet shëndetësore. Sot Fiqiri Bici nuk ka asnjë lloj mundësie të rikthet në jetën normale por kërkon që së paku familja e tij të mos vuajë për shkak të paaftësisë së tij. Bashkia e ka stehuar në një apartament social me një dhomë e një kuzhinë, banesë që ai e shlyen me 10 mijë lekë çdo muaj për një afat kohor prej 20 vitesh. Tetë ndërhyrje kirurgjiksle janë realizuar herë pas herë në fshikëzën e urinës dhe një tjetër në shtyllë kurrizore.
Korrupsioni
Një herë në 2 apo 3 muaj Fiqiri Bici është i detyruar të bëjë urgjencë pasi tubat që ai vendos për kullim e urinim shoqërohen me hemoragji. Ka 20 vite që në mëngjes, drekë e darkë heq e vendos tuba e panolina për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ai e ble vet tubin madje edhe e heq dhe e vendos po vet. Infermierët kanë kundërshtuar t’i kryejnë këtë shërbim ngase ai nuk ka asnjë mundësi t’i paguajë, ndërkohë që mjekët e kanë “porositur” që ai vet të mësohet për të hequr e vendosur vet tubin. Bici ka thënë se tubin e blen vet me 250 lekë dhe se në 24 orë i duhen 3 tuba të tilla, pra 750 lekë. Por ai detyrohet të shpenzojë edhe 7000 lekë apo edhe 8000 lekë për medikamente duke e vështirësuar edhe më tej gjendjen ekonomike të familjes. Bici ka thënë se për të çbllokuar tubat e urinimit ai detyrohet t’u jap nën dorë mjekëve dhe infermierëve ndryshe rrezikon jetën. “Korrupsioni këtu në spitalin e Durrësit është i paimagjinuar dhe vetëm ata që vuajnë e njohin se sa keq trajtohen pacientët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë nën dorë”, ka thënë pacienti Fiqiri Bici. Ai i ka dërguar edhe shkresë Ministrisë së Shëndetësisë duke i bërë të ditur se bluzat e bardha abuzojnë.